Abuzimet seksuale me të mitur, sociologu Tusha në 'Studio Live': Si një prind duhet të mësojë një fëmijë që të dallojë një pedofil! Zgjidhje kastrimi ose regjistër për abuzuesit

2 Dhjetor 2021, 21:40

Dija është "mburoja" më e mirë përkundrejt pedofilëve, raste me të cilën shoqëria shqiptare, por jo vetëm po përballet gjithnjë e më shumë. I këtij mendimi është sociologu Gëzim Tushe, i cili i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, tha se në këtë rast rol kyç ka familja dhe shkolla. Ai ka sjellë në vëmendje edhe disa mënyra se si një prind duhet të edukojë një fëmijë për të kuptuar se përballë ka një pedofil.