Abuzimi i 70-vjeçares në Vlorë, detajet: Fqinji e goditi me sëpatë në kokë dhe i vodhi 70 mijë lekë, më pas kreu marrëdhënie me të

29 Shtator, 15:37 | Përditesimi: 29 Shtator, 15:37

43-vjeçari Fatos Ymeri, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe, pasi ajo i ka hapur, e ka goditur me sëpatë në kokë. 70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa ai dyshohet se ka kontrolluar banesën. Policia ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

E.H/Shqiptarja.com