Abuzimi me tenderin e uniformave të Policisë, të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel, mes tyre edhe Edlira Naqellari

30 Korrik 2021, 13:20 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 17:03:32

9 zyrtarët e ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të arrestuar për abuzimin me tenderin e blerjes së uniformave të Policisë së Shtetit me vlerë 2.8 miliardë lekë, kanë kërkuar sot në Apelin e GJKKO lirinë, mes tyre edhe ish-drejtoresha Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari.