Deputeti i PS-së Erion Braçe duke komentuar dhunën e djeshme të PD në kuvend, theksoi se ADN e kësaj partie është dhuna si në opozitë ashtu dhe në mazhorancë. Braçe shtoi se edhe korrupsionin ata e kanë të përgjakshëm si në rastin e 21 janarit apo masakrën e Gërdecit.
'ADN-ja e kësaj partie është dhuna. Si në opozitë dhe në pushtet, nuk identifikohen me një sjellje paqësore. Kanë në ADN-në e tyre vetëm dhunën. Kanë vrarë njerëz në 21 janar, duke dëshmuar që nuk e kanë për gjë për të vrarë njerëz. Kur vret kundërshtarët politik çfarë të na bëjnë më. Jam dëshmitar, i gjithë dhunës që këta kanë shkaktuar. Çfarë do bëjnë të hënën? Do vrasin. E kanë bërë disa herë. I kanë vënë zjarrin. Çfarë do bëjnë më shumë? Kujt i intereson kjo? Dje në komisionin e integrimit, Shqipëria kaloi kuadrin negociues. Më datën 15 tetor hapen negociatat me BE-në dhe fillon negocimi me kapitujt e parë. E mbani mend çfarë i thanë këtij kur doli me hu tek selia e PD-së?
Këta duan të pengojnë me çdo kusht integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse jemi në këtë pikë që çelim negociatat ka ardhur si rezultat i arritjeve të drejtësisë në Shqipëri dhe faktorëve të tjerë ekonomike dhe financiare. Çfarë të negociojmë? E dëgjuat dje kryetarin e partisë së këtyre? Pas këtyre ka ngjarje, ai zotëria atje lidhet me hetimin, ndërsa zotëria i partisë numër dy po hetohet për një çështje që Berisha e ka akuzuar në sallën e parlamentit, për CEZ/DIA. Por Fredi Beleri, për çfarë ishte në burg? Ka barrë kriminale që nuk ia kemi hedhur ne. Ka mbi kurriz atë që ia ka hedhur vetë Greqia. Të piqen 26 veta në Gërdec dhe nuk duhet të merret asnjë.
Për këta korrupsioni ishte i përgjakshëm. Kanë në thelb gjakun dhe mendojnë se nuk duhet hetuar njeri. Të bëhen burra dhe të shkojnë të përballen.'
G.K/Shqiptarja.com