Adoleshenti shembull/ Zhytet për të pastruar detin

18 Maj, 10:29

Në Shqipëri të rrallë janë të rinjtë të cilët bëhen pjesë e nismave sensibilizuese dhe në ndihmë të shoqërisë. Ksanti Gjoni është në shkollë të mesme por me një përgjegjshmëri të madhe për vendin ku jeton. Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” ai tregoi për nismën që ka ndërmarrë sëbashku me të rinj të tjerë për të pastruar detit nga gomat dhe mbetjet e tjera.

‘’Tashmë po bëhen gati tre vite që merrem me mbjelljen e pemëve. Pastrimin e pemëve, pastrimin e detit dhe deri tani kemi nxjerrë 1310 goma. Gjtihmonë kam qenë fans I natyrës dhe I punëve sensibilizuese  kështu që mendova të marr pjesë në organizatë, është një mënyrë e mirë për të pastruar detin tonë Jonë. Jemi një grup prej 8-9 vetash por na duhen më shumë sepse është në maksimumin e ndotjes’’ tha ai.

Ndërsa u shpreh se në Sarandë qyetarët nuk janë shumë të sensibilizuar për rëndësinë që ka pastrami I detit:

“Të huajt merren vet, kur shikojnë futen pastrojnë brigjet e plazhit sepse nuk e kanë mundësinë që të futen me scuba sic zhytemi ne. Qytetarët e Sarandës jo të gjithë janë të ndërgjegjësuar. Edhe shoqëria ime po sensibiliozohet, po na afrohen” u shpreh ai.

Ndërsa dha dhe një këshillë për të rinjtë e tjerë që t’I bashkohen nismave të tilla:

“Ne na bashkohen edhe pjestarë nga Tirana, nga Durrësi, nga Lezha nga cdo vend I Shqipërisë  nuk është se jemi vetëm qytetarë të Sarandës. Do të dëshiroja që nisma jonë të zgjerohej dhe të na ndihmojnë duke na u bashkuar më shumë indiivdë sepse kjo është shtëpia jonë, është vendi ku jetojmë” përfundoi ai.  

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha