Aeroporti i Vlorës/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Valon Ademit, i rikthen ‘Mabco’-s së Behgjet Pacollit të drejtën për administrimin

26 Maj, 22:43 | Përditesimi: 26 Maj, 22:43

Gjykata e Lartë i dha të drejtë kompanisë “Mabco” të biznesmenit Behgjet Pacolli në përplasjen për Aeroportin e Vlorës, duke rrëzuar padinë e kompanisë “2A Group” të Valon Ademit dhe duke i rikthyer kontrollin mbi projektin. Vendimi përmbys qëndrimet e dy gjykatave më të ulëta, të cilat më herët kishin kufizuar të drejtat vendimmarrëse të “Mabco”-s për shkak të konfliktit mes ortakëve.

I.M/Shqiptarja.com