Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e Behgjet Pacollit përplasen me policinë dhe sigurinë private të Valon Ademit! S’lejohen të hyjnë në kantier

19 Maj, 08:44 | Përditesimi: 19 Maj, 08:44

Situata është tensionuar në hyrje të Aeroportit të Vlorës, ku protestues dhe përfaqësues të nënkontraktorëve të thirrur nga Behgjet Pacolli për kryerjen e punimeve në aeroport, kanë tentuar të futen me forcë në ambientet e kantierit. Policia dhe sigurimi privat i ‘2A Group’ nuk i lejon të kalojnë, moment ku ka pasur dhe shtyrje mes palëve.

I.M/Shqiptarja.com