Afati 100 ditor për ristrukturimin e PS, Rama analizë me Gjiknurin! Takimi një ditë pas mbledhjes prej 6 orësh me kabinetin qeveritar

23 Dhjetor 2021, 10:27 | Përditesimi i fundit: 2021-12-23 12:05:38

Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama po vazhdon analizën sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin. Takimi po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok. Kujtojmë se Rama kishte lënë një afat prej 100 ditësh edhe për ristrukturimin e PS, ndërsa po ditën e sotme do të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku do të prezantohet platforma e re për "Konsultimin e madh Kombëtar".  

Kujtojmë se kjo platformë është prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.