Afati i ‘zgjedhores’ drejt skadimit, ekspertët e Venecias në Kuvend! PD: Na jepni kohë, PS: Kujtoheni pasi bojkotuat

26 Nëntor, 20:17 | Përditesimi: 26 Nëntor, 20:17

72 orë nga përfundimi i afatit të komisionit të reformës zgjedhore, Partia Demokratike kërkoi në Kuvend zgjatjen e këtij afati. Por socialistët kundërshtuan duke e quajtur një kërkesë të përsëritur pasi PD bojkoton vetë punën. Për draftin e financimit të partive politike, në Kuvend mbërritën edhe ekspertët e Komisionit të Venecias, ndërsa ata të ODIHR kërkuan të qartësohen mbi kohën se kur u nevojitet ekspertiza e tyre.

A.E/Shqiptarja.com