Afër SPAK, zbulohet ku do jenë zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit

17 Maj 2022, 11:40 | Përditesimi: 17 Maj 2022, 11:40

 Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë godinën e saj përballë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Bashkia e Tiranës do t'u lërë në përdorim godinën që po ndërtohet aktualisht për administratën e UKT-së. Vendimi nuk është ende zyrtar, teksa pritet edhe miratimi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

r.k./Shqiptarja.com