Afera e Inceneratorëve/ I hapet rrugë prangosjes së Alqi Bllakos! GJKKO pranon kërkesën e SPAK, cakton 'arrest në burg' për ish-deputetin e PS

31 Mars 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-03-31 18:31:15

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, cakton masën e sigurisë për prangosjen e ish-deputetit Alqi Bllako, cili dje dorëzoi mandatin e deputetit. 

Alqi Bllako dorëzoi dje zyrtarisht mandatin e deputeti, pasi Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një reagim të shkurtër për ngjarjen 2 ditë më parë, Bllako mohoi akuzat, teksa u shpreh se do të sqaroj të vërtetën para drejtësisë.