SPAK kërkon arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Kam mburojë të vërtetën dhe pafajësinë time

SPAK kërkon arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit: Kam mburojë të vërtetën dhe pafajësinë time

Alqi Bllako

Pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij për aferën e inceneratorëve, deputeti i PS-së Alqi Bllako ka vendosur që t’i paraqesë kryetares së Kuvendit, dorëzimin e mandatit të deputetit. I tronditur nga kërkesa për ndalimin e tij, siç pohon edhe vetë në një shkrim në rrjetet sociale, Bllako shprehet i bindur se një proces i paparagjykaur dhe i drejtë do të provojë lehtësisht pafajësinë e tij. Deputeti shkruan se ai kurrë nuk ka shkelur ligjet e vendit, e madje, as nuk ka kthyer etikën e detyrës që ka ushtruar.  

‘Nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë’, thotë Bllako, ndërsa shton se nuk dëshiron që të përfitojë, apo t'i ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar i vendit. ‘Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik.’- shkruan deputeti socialist, teksa njofton dorëzimin e mandatit.

Në reagimin e tij të shkurtër, Bllako thotë se si shërbëtor publik, e di që çdo angazhim vjen me çmimin e përbaltjes politike dhe padyshim me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë. Për ta përmbyllur, deputeti socialist,  shkruan se ‘mezi pret të provojë të vërtetën për miqtë e padyshim dhe për armiqtë’.

‘Të nderuar miq! Natyrisht jam i tronditur nga kërkesa e SPAK-ut për ndalimin tim. Kam bindjen e thellë që një proces i paparagjykuar dhe i drejtë do ta provonte lehtësisht pafajësinë time; me bindjen e palëkundur se as kam shkelur kurrë ligjet e vendit e madje as kam thyer kurrë etikën e detyrës që kam ushtruar! Sidoqoftë, nuk ka arsye të angazhohet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për këtë çështje dhe as nuk dua të përfitoj apo të më ofrohet një trajtim ndryshe nga çdo qytetar tjetër i vendit tonë.

Unë nuk kam mburojë mandatin e deputetit, por të vërtetën për pafajësinë time. Këtë do ta provoj në gjykatë dhe përpara opinionit publik. Prandaj kam vendosur që ditën e nesërme t'i paraqes Kryetares së Kuvendit dorëzimin e mandatit tim si deputet i Republikës së Shqipërisë, dhe të përballem me akuzën pa asnjë privilegj. Si një qytetar i zakonshëm, si prind dhe familjar i përgjegjshëm; dhe mbi të gjitha si një shërbëtor publik, që padyshim e kupton se çdo angazhim vjen edhe me çmimin e përbaltjes politike apo edhe me detyrimin e sqarimit të së vërtetës para drejtësisë! Ju jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen! Mezi pres t’u provoj të vërtetën dhe të drejtën e pastër miqve, dhe padyshim armiqve!’- shkruan Alqi Bllako.

Me dorëzimin e mandatit të deputetit Alqi Bllako, vendi i tij do të plotësohet një tjetër socialist nga lista e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 prillit në 2021. Në bazë të votave dhe pas Ballko është emri i Pandeli Majkos, i cili është renditur i 19-i dhe mori 8780 vota dhe Dallëndyshe Bici e listuar në numrin 21 me një sasi votash prej 4977.

SPAK ka ekzekutuar 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë janë lëshuar edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 janë masa sigurie 'arrest me burg' dhe 2 në arrest shtëpie. Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, dhe Klodian Zoto, pronari i kompanisë që administron Inceneratorin e Fierit, kanë marrë masën e dytë ‘arrest me burg’, ndërkohë që 7 të tjerë akuzohet zyrtarisht nga prokuroria për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit leje për arrestimin e deputetit të PS, Alqi Bllako. Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Azem Shatëri, Florjan Muçaj, Klodian Zoto si dhe Arenc Myrtezani janë lënë në qeli ndërkohë që 2 gratë  Sabina Cenameri si dhe Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtëpie’. Pjesa më e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të Komisionit të Prokurorimit për Inceneratorin e Fierit.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geron: 30/03/2022 22:44

    E kane ngaterruar Alqi Bllakon me Vojo Bregun Vidh Vojo arrestohu Alqi

    Përgjigju
  • Paul: 30/03/2022 01:23

    JAM PLOTESISHT DAKORT ME POLITIKEN E EDI RAMES PER NDERTIMIN E INCENERATOREVE, ,,,BILES JAM I MENDIMIT QE C'DO QYTET NE SHQIPERI ME MBI 70.000 BANORE DUHET TE KETE INCENERATORIN E VET,,,KESHTU PUNON GJERMANIA,,FRANCA,,AMERIKA,,ETJ...PO ASHTU JAM DAKORT QE TE NGRIHEN SA ME SHUME FABRIKA TE RICIKLIMIT TE LETRES,PLASTIKES,,QELQIT,,ETJ,,,BILES TE JEPEN KREDI ME PERQINDJE TE ULETA PER TA,,,,KJO POLITIKE E QEVERISE MBI PLEHRAT DUHET TE VAZHDOJE ,PAVARESISHT SE DALIN CA LEGENA TE L.S.I. QE DUAN TE VJEDHIN SI KOKA E BLLAKO...

    Përgjigju
    • Riku: 30/03/2022 07:48

      Pali te perhershmen besoj... gjize raki dhe dopio turshi per te tjerat mendon rama per ju duke filluar me prasin...

  • xXx: 29/03/2022 22:33

    Epo të të vjedhi një me emrin Alqi...Kjo është të vrasësh veten me gur çakmaku...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar