Afera e privatizimit të ish-Kompleksit 'Partizani', ish drejtori i klubit: Më dhanë letrën e shkarkimit me ish shoferin e autobusit! Gati të dëshmoj në SPAK

21 Shtator 2022, 15:51 | Përditesimi i fundit: 2022-09-21 17:59:34

Ish drejtori i klubit Partizani, Isa Tare ka folur për aferën e privatizimit të ish kompleksit ‘Partizani’ duke treguar se e shkarkuan pa dijeninë e tij dhe zarfin ia dorëzoi ish shoferi i autobusit. Në një intervistë për 'Report Tv' u shpreh se është i gatshëm të dëshmojë në SPAK.