Maratona e Tiranës/ Fatjon Konomi zë vendin e parë në garën 42 kilometra për meshkuj

15 Nëntor, 13:02 | Përditesimi: 15 Nëntor, 13:02

Fatjon Konomi është shpallur fitues i Maratonës së Tiranës në kategorinë e meshkujve, duke zënë vendin e parë në garën prej 42 kilometrash.

Maratona e Tiranës ka bërë bashkë këtë vit rreth 5,800 vrapues nga të paktën 40 shtete të ndryshme, të cilët kanë garuar në pesë kategori.

A.E/Shqiptarja.com