Afera ‘Partizani’, avokati Petraj në Report Tv: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg, Malltezi 15! Nëse ka shkelje në lobimin 6 mln dollarë, do kenë fatin e Metës

30 Qershor, 18:48 | Përditesimi: 30 Qershor, 18:48

Avokati Edmond Petraj, tha se çështja për aferën Partizani do të marr kohë të gjatë. Sipas tij, Berisha shpallet fajtor rrezikon deri në 10 vite burg. Petraj tha se situata është ndryshe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi. Sipas tij, Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe është një vepër penale e cila dënimin e ka deri në 15 vite burg.

r.k./Shqiptarja.com