Afera ‘Partizani’/ Dëshmon Balla: Privatizimi brenda 6 muajve, Malltezi përfitoi nga pushteti i vjehrrit! Vendimet favorizuese të Berishës, rast tipik korrupsioni

30 Prill, 19:42 | Përditesimi: 30 Prill, 19:42

Taulant Balla i cili 6 vjet më parë denoncoi në SPAK Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, për privatizimin e kompleksit sportiv partizani, ishte këtë të enjte dëshmitari i parë në procesin gjyqësor. Kreu i grupit të PS, tha se Berisha si kryeministër mori një sërë vendimesh për të favorizuar dhëndrin e tij, që t’i kthehej prona mbi të cilën u ndërtua një kompleks me 17 kulla.

    I.M/Shqiptarja.com