Afera ‘Partizani’/ Ish-presidenti i klubit, Paro Laçi kërkon mbrojtje: Kam frikë nga Berisha dhe banda e tij, s’vij dot në Shqipëri! GJKKO vendos t’ia marrë dëshminë me letërporosi në Zvicër

25 Nëntor, 15:36 | Përditesimi: 25 Nëntor, 15:36

Paro Laçi, dëshmitar kyç në gjyqin për aferën “Partizani”, kërkoi nga GJKKO statusin e dëshmitarit të mbrojtur, duke deklaruar se ndodhet në Zvicër dhe se ka frikë të kthehet në Shqipëri për shkak të Sali Berishës. Gjykata vendosi që dëshmia e tij të merret me letërporosi në Zvicër dhe sqaroi se kërkesa për mbrojtje i takon prokurorisë.

A.H/Shqiptarja.com