Rrëzimi në Komision i nismës për ndalimin e bojkotit kolektiv të avokatëve, Maks Haxhia për Report Tv: Blushi sulmonte fenomenin, jo shkakun (Rregulloren e re të GJKKO)! Pretendimet e tij ishin të pabazuara

24 Nëntor, 19:35 | Përditesimi: 24 Nëntor, 19:35

Maksim Haxhia tha se në Komision argumentuan se nisma e Tedi Blushit binte ndesh me Kushtetutën, Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me Rezolutën e OKB-së dhe Rezolutën e Këshillit të Ministrave të Parlamentit Europian. Ai theksoi se bojkoti i seancave në GJKKO, u bë pasi sipas tij, rregullorja e re e miratuar nga kryetari Erion Bani, pengon ushtrimin e mbrojtjes efektive ndaj të pandehurve.

    A.H/Shqiptarja.com