Afera Partizani/ Ja pse Apeli i GJKKO caktoi detyrim paraqitjeje për Berishën: Është kryetari i opozitës, jemi në prag fushate por s’mund të shuhej masa e sigurisë!

16 Janar, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2025-01-16 16:02:47

Nëse e shkel, kthehet përsëri në arrest shtëpie! Gjykata ka zbardhur vendimin e marrë për kthimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për kreun e PD-së, Sali Berisha, i akuzuar dhe pandehur nga SPAK prej një viti për aferën në dosjen “Partizani”. Gjithashtu shtohet se 'nëse Berisha nuk paraqitet, SPAK ka të drejtë të kërkojë masë sigurie më të rëndë'