Afera 'Partizani'/ Përfundon seanca paraprake në GJKKO ndaj Berishës dhe dhëndrit! Biznesmeni Bektashi përfundon mbrojtjen, kërkon pushimin! Më 6 mars, mbrojtja e Studio Pustina dhe 'Homeplan'

26 Shkurt, 15:37

Ditën e sotme u zhvillua në GJKKO seanca paraprake për dosjen 'Partizani', ku ka përfunduar mbrojtjen biznesmeni Fatmir Bektashi. Ai ka kërkuar pushimin e çështjes, duke pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se faktet për të cilat akuzohet janë të karakterit civil. Seanca e radhës më 6 mars ku do të bëjnë mbrojtje dy kompanitë 'Homeplan'  dhe Studio Pustina.