Afera Partizani/ Përgjegjësja juridike që dha 'ok' për privatizimin e Partizanit: Letrat ishin në rregull! Më pas u punësua shefe nga 'Kontakt' që ndërtoi kullat

22 Qershor, 12:02 | Përditesimi: 22 Qershor, 12:02

Në gjyqin për aferën Partizani dëshmoi edhe Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja që firmosi për privatizimin e klubit shumësportësh. Vetë Lubonja, në dëshminë e dhënë në SPAK për këtë çështje ka pranuar që “Partizani” ishte ndër dosjet e para që iu dha Agjencisë së Kthimit të Pronave për të punuar. SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte.

E.H/Shqiptarja.com