Afera Partizani, Rama: Vendimi i Bashkisë Tiranë vetëm për disa karakatina, jo për klubin! Pas ndryshimeve ligjore të Berishës u zhdukën terrenet sportive dhe u ndërtuan kullat

14 Nëntor 2023, 23:02

Akuzave të Sali Berishës se "destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv në truall ndërtimi është ndryshuar me firmën e Edi Ramës", kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje në studion e “Repolitix” në Report Tv. Përmes dokumenteve të publikuara fillimisht nga Shqiptarja.com, që u shfaqën në ekranin e Repolitix, Rama shpjegoi destinacionin e klubit që është ndryshuar me firmën e tij dhe destinacionin që është ndryshuar pas ndryshimit të ligjeve të sportit nga Sali Berisha. Me firmën e tij Rama tha se janë përfshirë vetëm disa karakatina, por pas ndryshimeve ligjore të Berishës u mundësua ndërtimi i pjesës më të madhe të kullave.