Afera Partizani/ Shtyhet sërish seanca në GJKKO, mungoi avokati i Malltezit dhe Andia Pustinës

5 Shkurt, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2025-02-05 11:17:03

Seanca paraprake për dosjen e aferës Partizani është shtyrë sërish në GJKKO. Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e avokati Klodian Skënderi, i cili ishte në një tjetër proces gjyqësor. Skënderi përfaqëson Jamarbër Malltezin dhe Andia Pustinën. Seanca e radhës u caktua në datë 21 shkurt.

Në seancat e kaluara, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit Malltezi kanë paraqitur pretendimet e tyre. Dhëndri i Berishës ka kërkuar pushimin e çështjes.

Ndërkohë, seancat paraprake do të vijojë me mbrojtjen e Fatmir Bektashit, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina.