Afera ‘Partizani’/ Vijon zvarritja, një tjetër avokat sëmurë, por GJKKO e zëvendëson! Mbrojtja kërkon pushimin e çështjes, SPAK kalimin për gjykim! Shtyhet seanca, më 23 prill pritet vendimi

18 Prill, 14:38

Seanca e radhës për Partizanin u shty sërish! Avokati Luan Hasneziri, i 'Homeplan' kishte paraqitur raport si i sëmurë, por GJKKO caktoi një avokat kryesisht. Seanca vijoi me prapësimet e të gjithë avokatëve mbrojtës, ndërsa në fund gjyqtarja Davishi vendosi që për prapësimet e Homeplane të jetë vetë avokati Hasneziri. Më 23 prill pritet vendimi.