Afera që fsheh tymi i plehrave mbi Peqin, bashkia 1 milion USD kompanisë ‘Viola Green’ për 288 kontenierë me mbetje, nuk i dërgojnë në incenerator për të fshehur volumin real

1 Korrik 2021, 22:05

Report Tv zbulon detaje të reja rreth skandalit të djegies së plehrave në Peqin. Bashkia tender 1 milionë USD për kompaninë ‘Viola Green’ për zbrazjen çdo ditë të 70 kontenierë me mbeturina në qytet dhe zbrazjen dy herë në javë të 218 kontenierëve në zonat e tjera. Dyshimet të forta se volumi i plehrave të përcaktuara nuk është real dhe nuk justifikon paratë. Nëse mbetjet do dërgoheshin në Inceneratori i Elbasanit, do mateshin duke dalë volumi real. A është kjo arsyeja se pse mbetet hidhen nëpër fusha dhe digjen, duke shmangur inceneratorin?