Afganët vijnë sot në Shqipëri, do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)

18 Gusht 2021, 12:30 | Përditesimi: 18 Gusht 2021, 15:11

TIRANË- Grupi i parë prej 300 afganësh pritet të mbërrijë gjatë ditës së sotme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifikuar që të vinin ditën e djeshme, por fluturimi i tyre u shty për shkak të situatës kaotike në Kabul. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të kontrolluar afganët, ppër gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike.

KT/Shqiptarja.com