Afganistan, mbi 2 mijë të vdekur nga tërmeti shkatërrues! 6 fshatra janë shkatërruar nga lëkundja e tokës

8 Tetor 2023, 15:29

Pasoja shkatërrimtare raportohen në Afganistan nga tërmeti prej 6.3 shkallësh Rihter në perëndim të vendit. Numri i të vdekurve vlerësohet të jetë 2 mijë, ndërsa një udhëheqës i lartë taleban, citohet nga Al Jazeera të ketë shtuar se bilanci mund të rëndohet edhe më tej