Talebanët sot festojnë 122 vjetorin e pavarësisë së Afganistanit nga Mbretëria e Bashkuar, ditë e cila është karakterizuar nga protesta në disa rajone të vendit të cilat I kanë marrë jetën disa personave.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se kanë vdekur disa persona në qytetin afgan të Asadabadit kur luftëtarët talebanë qëlluan mbi njerëzit që valëvitnin flamurin kombëtar, një ditë pasi tre persona u vranë në një protestë në Jalalabad.