Agalliu përsërit kushtet e PD për bashkim: Dera e hapur për këto që mbështet SPAK dhe luftën ndaj korrupsionit

29 Janar, 18:19

Pavarësisht përpjekjeve, bashkimi i opozitës duket i pamundur. Në “Studio Live” në Report TV, Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Arbi Agalliu, tha se PD vijon të jetë e e hapur për kolegë që luftojnë korrupsionin, mbështesin SPAK dhe kanë marrëdhënie me aleatët strategjikë si SHBA dhe Britania e Madhe.