“Agnesa e Zotit”, vepra e dramaturgut Pielmeier në Tiranë. Regjisori Kiço Londo sjell shfaqjen teatrore me tre aktore

7 Nëntor, 13:12

Një vepër që provokon mendime dhe vë në pikëpyetje siguritë ligjore, mendore, fetare dhe ekzistenciale është shfaqja “Agnesa e Zotit”, që po shfaqet këto ditë në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë. Pjesa, një dramë e vitit 1979 nga John Pielmeier tregon historinë e një murgeshe të re (interpretuar nga Laura Nezha) që lind një fëmijë në manastir dhe këmbëngul se foshnja erdhi si rezultat i ngjizjes së virgjër. Pasi fëmija gjendet i vdekur, një mjeke psikiatre (Eni Jani) dhe nëna eprore e kuvendit (Violeta Trebicka) përleshen gjatë hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Psikiatria Marta lëviz nga edukatorja te antagonistja, nga psikiatria me hundë të fortë ateisteje, te shëruesja që kërkon besim. Ajo na ofron jo vetëm sfondin e ngjarjeve, por edhe një histori personale.

    No videos found.