Agron Shehaj kritikon përzgjedhjen e kandidatëve për deputet: Nuk ka fitore me këtë lidership

30 Maj 2021, 12:48 | Përditesimi: 30 Maj 2021, 14:35

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë se me këtë lidership që ka PD demokratët nuk do të njohin fitore.

Gjatë një takimi të zhvilluar në njësinë nr.11 në Tiranë, Shehaj tha se ai kandidon që të bëhet kryetar i PD-së, pasi po nuk ndryshoi PD do të rrezikojnë të gjithë.

Më tej Shehaj tha se Basha nuk arriti që ta rrëzonte Ramën as me bojkote dhe as me protesta, por sipas tij duke punuar me PD-së dhe duke përmirësuar këtë parti do të mund ta rrëzojnë Ramën me votë nga pushteti. Shehaj po ashtu kritikoi procesin e përgjedhjes së kandidatëve për deputet, ku nënvizoi se duhet të kishte lista të hapura edhe për kandidatët që zgjedh partia.

‘Lulzim Basha premtoi që do ta rrëzonte Edi Ramën, në fillim me protesta e më pas me bojkote, por me votë nuk ia doli. Vetëm me votë mund të rrëzohet, vetëm duke punuar me PD-në,  duke e përmirësuar Partinë Demokratike. Sepse PD është alternativa e vetme në Shqipëri.

b.ha./Shqiptarja.com