Fredi Beleri u lirua sot me kusht nga Gjykata e Fierit pasi kreu 16 muaj burg për korrupsion në zgjedhje. Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv tha se Beleri u lirua që të që të ushtrojë detyrën në Parlamentin Europian. Spahiu theksoi se Beleri nuk përfaqëson Shqipërinë, por Greqinë.
Sipas Spahiut, të gjitha palët fituan nga situata e krijuar në Himarë me arrestimin e Belerit.
“Gjykata ka liruar Belerin, ka kryer më shumë se 4/5 e dënimit, s’ka probleme. Sipas raportit të Burgjeve ka një raport pozitiv të sjelljes në burg është bërë që të ushtrojë detyrën si eurodeputet në PE. Beleri nuk përfaqëson Shqipërinë, por Greqinë. Nuk përbën asnjë shqetësim edhe për ata që nuk e mbështesin, por duhet kuptuar se me ngjarjen në Himarë fituan të gjithë nga pak. Së pari fitoi opozita që e futi në konflikt qeverinë shqiptare me atë greke, së dyti Mitsotakis që radikalizoi votat e nacionalistëve në Greqi me Belerin, fitoi vetë Beleri se më mirë të jetë eurodeputet se kryetar i Himarës, fitoi PS se vuri në kontroll Himarën”, tha Spahiu në Report Tv.