'Air Albania na sjell fat', Shehi optimist për përmbysjen në Champions! Kapiteni i Tiranës: E dimë ku gabuam në ndeshjen e parë

11 Korrik 2022, 19:47

Njohja e kundërshtarit, por edhe stadiumi ‘Air Albania’ janë dy faktorë që e bindin trajnerin e Tiranës Orges Shehi te përmbysja në Champions League kundër Dudelange. Kapiteni Ismailgeci para ndeshjes së kthimit thotë se në kryeqytet do jenë 90 minuta ndryshe nga ato të Luksenburgut.