Aishe Haklaj flet për jetën e saj në Suedi, pasi mori azil politik: Shteti shqiptar nuk na mbronte dot nga Sali Berisha

30 Qershor 2021, 21:12

Vrasja e 4 vëllezërve të saj, ka qenë pikërisht arsyeja se përse Aisha Haklaj së bashku me familjen e saj ka përfituar azil politik në Suedi. Në intervistën ekskluzive për Report Tv, Aishe Halkaj ka thënë se është detyruar q ëtë largohet pasi shteti shqiptar nuk e mbronte dot familjen e saj nga Sali Berisha. Ndërkohë, ajo ka folur për jetën e saj në Suedi, të cilën e ka përkufizuar si “krejtësisht normale”. 

“Është një jetë normale  në Suedi. Patjetër që edhe atje duhet të luftosh shumë që të zësh një vend, por të drejtat e njeriut vlerësohen dhe shteti funksionon si një shtet. Po, e gjithë familja ime ka fituar azil politik në Suedi. Motivacioni ka qenë se shteti shqiptar nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët e tij. Dhe ne kemi akuzuar që nga fillimi, edhe në Shqipëri edhe në Suedi, pikërisht Sali Berishën. Është një azil politik i përfituar pikërisht për arsyet e vrasjeve të familjarëve tanë dhe nuk ka asnjë arsye tjetër”, thotë Haklaj për Report Tv.