Ajola Xoxa kërkoi 2 muaj pezullim të gjyqit pas lindjes: Më garantoni mbrojtje efektive, GJKKO e rrëzon! Shtyhet seanca, pezullohen afatet e paraburgimit për Veliajn

7 Korrik, 16:46 | Përditesimi: 7 Korrik, 16:46

Ajola Xoxa kërkoi pezullimin e procesit gjyqësor me 63 ditë, duke paraqitur raportin e lejes së lindjes. Më 29 qershor Xoxa u bë nënë për herë të dytë dhe për shkak të lindjes cezariane, avokatët argumentuan se nuk mund të ushtrojë në mënyrë efektive të drejtën e mbrojtjes. GJKKO: Raporti i barrëlindjes nuk është paaftësi për punë.

    E.H/Shqiptarja.com