Akademia e Shkencave e propozoi për Nobelin në Letërsi, Fatos Kongoli: Ndihem i vlerësuar, por dëshirat mbeten gjithmonë dëshira!

12 Janar, 21:22

 

Akademia e Shkencave propozoi në vitin 2022, përpos Ismail Kadaresë (që propozohet prej 3 dekadash) edhe tri emra të tjerë autorësh shqiptarë nga vendi dhe diaspora për Çmimin Nobel në Letërsi (Fatos Kongoli, Luan Starova dhe Carmen Abate). Lidhur me këtë fakt, shkrimtari foli sot për Report tv, gjatë organizimit që mbajti Akademia e Shkencave për datëlindjen e tij të 80-të.