Akademia e Shkencave përkujton Papën me origjinë shqiptare Klementi XI në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta!

16 Korrik 2021, 13:18 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 18:13:44

Akademia e Shkencave ka mbajtur sot më 15 korrik konferencën shkencore jubilare “Papa Klementi XI dhe Shqipëria” në 300-vjetorin e ndarjes nga jeta.Konferenca u çel nga moderatori akad. Pëllumb Xhufi, Kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike që kujtoi të pranishmit për rolin e Papa Klementit XI që ndihmoi në zhvillimet kulturore dhe kontribuoi për rilindjen politike dhe fetare të atdheut të vet.