Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Ka disa momente kthese në jetën e njeriut kur një çast i vetëm ta ndryshon rrugën tërësisht. Këtë moment na rrëfeu në “Esencë” pastori Akil Pano,bashkë me jetën e tij prej një skenari filmash. Ai na tregoi se jeta e tij s’do të kishte qenë e njëjta nëse disa ngjarje nuk do të kishin ndodhur për të ndryshuar atë rrënjësisht. Me një fëmijëri aspak të zakontë,fëmija i katërt në një familje pas katër humbjesh të mëparshme,erdhi për të ndryshuar jetën e tij dhe të prindërve. Ai kujton se është rritur me dashurinë e gjyshërve të tij,të parët që e kanë prezantuar me besimin. Ngjizur me pasione të hershme për sportin,filllimisht me ëndrrën për futbollin por boksi ishte ai që ushtroi për disa kohë. “Ky ishte zëri brenda meje që më ndryshoi jetën”-thotë ai ndërsa rrëfen se u lidh me Zotin në ditën kur humbi të atin. Ai moment bëri që jeta e tij të ndryshonte përgjithnjë. “ Kam kërkuar gjithnjë shpjegim për ardhjen time në jetë dhe besimi më ka ndihmuar të gjej disa përgjigje”-thotë pastori i cili angazhimin e tij e konsideron një mision. Ndërsa preferon që privatësinë e familjes së tij ta ruajë me çdo kusht nuk lë pa na rrëfyer se bashkëshortja e tij ka qenë ateiste por e ka gjetur vetë rrugën drejt besimit dhe pastori nuk ka ndikuar tek kjo. Jo vetëm përditshmërinë dhe jetën ndan me besimin,por pastor Akil Pano është njeriu i shumë pasioneve. Ndër to edhe motorët dhe adrenalina që merr prej tyre ndërsa herë pas herë shijon në rrugë ndjesinë që të falin garat. Një prej miqve të tij të grupit të grupit të motorëve Vespa e surprizoi pastorin me fjalë të ndjera dhe vlerësuese për kohën dhe miqësinë që ndjanë bashkë.
Akil Pano: "Dita kur humba tim atë, dëgjova zërin e Zotit për herë të parë" (14 shkurt 2023)
Video të fundit në programin Esence Të gjitha
-
Sulmi me armë i RTSH-së, punëtorët e uzinave shqiptare dhe orjentalizmat e shqipes
10 Nëntor, 16:42 -
Berisha i vitit 1997, librat shekullorë orientalë dhe filmat që kanë frymëzuar shqiptarët! Esencë
22 Tetor, 13:17 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Gjelat dhe dollarët e sportistëve shqiptarë, librat e rrallë dhe hetuesia nën diktaturë!
5 Shtator, 22:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Prodhimi i armëve shqiptare, Pallati i Sportit Partizani dhe Muri i Berlinit në Tiranë
29 Maj, 22:47 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Kundëradmiral Abdi Mati, treni i 'çmendur' dhe Zemra e Krishtit, Esencë
22 Maj, 19:59 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Albania e Kaukazit, vespat e para në Shqipëri, kostot e Muzeut të Skënderbeut!
15 Maj, 21:24 -
Emisioni i plotë 'Esencë' '|Bunkerët e Shqipërisë dje e sot, debatet me Mehmet Shehun e varrmihësi i çuditshëm!
1 Maj, 20:49 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Tuneli i Porto Palermos, dhoma sekrete në Metalurgjik, Stanislav Zuber dhe nafta shqiptare! Esencë
24 Prill, 20:55 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Bunkeri që u bë kishë, e majta shqiptare krijimi i saj dhe mësimi i italishtes në diktaturë!
10 Prill, 22:00 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Kur Shqipëria komuniste bënte tregti rrobash me Italinë, Superfosfati i Laçit dhe Vila e Zogut
3 Prill, 23:03 -
Emisioni i plotë 'Esencë'|Vajza e Spiro Kolekës zbulon sekretet e Bllokut, Mehmet Shehut dhe misteret e Kalasë së Tiranës
27 Mars, 21:02 -
Azerbaijxhani, toka e mrekullive natyrore dhe njerëzore! Report Tv sjell eksperiencën unike
21 Mars, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Esence'| Matura 72 që tronditi Tiranën, vajza e Spiro Kolekës, Qemal Stafa dhe varrezat e Tufinës!
20 Mars, 22:35 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Thesari i Shtetit, Djemtë me motorra para viteve 90 dhe Muzeu i Thanas Papës!
13 Mars, 21:13 -
Emisioni i plotë 'Esencë' | Stalini për shqiptarët, rusët në luftën e Kosovës dhe shtëpia publike në Tiranë!
27 Shkurt, 21:17 -
Korçë, Pallati i Sportit më i bukur në Shqipëri? Sekretet, pushteti dhe ndërtimi! Amarcord, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:20 -
Tedi Papavarami, Sigurimi i Shtetit na gjëmonte edhe në Francë! Ja faktet, Esencë Report Tv
15 Shkurt, 19:01 -
Hapen dosjet! Regjimi Komunist në Shqipëri (Nëntor 1944-Dhjetor 1949). Si ia doli Enver Hoxha të stabilizonte dhe të mbante pushtetin? Ekskluzive, Esencë
15 Shkurt, 18:12 -
Emisioni i plotë 'Esencë'| Hapen dosjet e komunizmit, Tedi Papavrami për Sigurimin e Shtetit dhe Pallati i Sportit në Korçë
13 Shkurt, 21:14 -
Nëndetësja 105, historia e frikshme e bishës së detit! Ku është ajo sot? Esencë Report Tv
8 Shkurt, 19:34
