Akrobatët performancë te Amfiteatri: Të ndërtohet Cirku i ri, stërvitemi në kushte skandaloze

20 Prill, 15:53

Parku i Liqenit Artificial gëloi këtë fundjavë nga performancat e artistëve të Cirkut Kombëtar. Me numra të shumtë akrobacie, shfaqja tërhoqi vëmendjen e shumë spektatorëve. Artistë e akrobatë kërkuan ndërtimin e cirkut të ri pasi kushtet në të cilat stërviten tani, janë të papërshtatshme.