Aksident hekurudhor në Pakistan, treni del nga binarët! Autoritetet raportojnë për 22 të vdekur dhe 50 të plagosur

6 Gusht 2023, 16:44 | Përditesimi i fundit: 2023-08-06 16:44:41

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mesditën e kësaj të dielë, në jug të Pakistanit, ku të paktën 22 persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur.

Mësohet se 10 vagonë të trenit kanë dalë nga binarët, pranë stacionit hekurudhor Sahara në qytetin Nawabshah, në jug të provincës Sindh.