Aksident i frikshëm në rrugën Lezhë-Laç, kamioni ‘shkërmoq’ makinën, në gjendje të rëndë drejtuesi! Transportohet për tek ‘Trauma’

27 Janar, 13:49

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç ku një automjet tip kamion me ngarkesë është përplasur më një automjet tip “volksëagen’.

Burime bëjnë me dije se i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “Volksëagen”, i cili fillimisht u transportua për në spitalin e Lezhës por për shkak të plagëve të shumta u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.