Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, përplasen dy automjete! Një person bllokohet në makinë

29 Janar, 13:14

Dy automjete janë përplasur, ku për pasoje një person ka mbetur i plagosur. Për shkak të dëmtimit të madh të makinës, një person ka mbetur i bllokuar dhe nevojiten forcat e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit.