Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Shelcan në Elbasan-Gjinar. Një makinë ka rënë në humnerë, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur.
Sakaq dyshohet dhe për viktima. Të plagosurit janë nisur drejt spitalit me ambulancë dhe deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.















