Një 19 -vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme Fier dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti.
Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 22:35, në bypass-in e Fierit, në fshatin Pojan, ku automjeti tip "Benz" me drejtuese 19 -vjeçaren me iniciale Xh. M., banuese në Tiranë, ka dalë nga rruga.















