Aksident i rëndë në rrugën e Kombit, makina përfundon në greminë, 100 metra poshtë rrugës! Vdes i riu, plagoset një tjetër

19 Maj 2022, 08:26 | Përditesimi: 19 Maj 2022, 08:26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën e Kombit. Dy të rinj nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit me një automjet tip Benz kur në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës.

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin Rajonal të Kukësit, por njëri prej tyre nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.

r.k./Shqiptarja.com