Aksident i trefishtë në autostradën Fier-Vlorë, autoboti përfundon përmbys në anë të rrugës

15 Maj, 08:10 | Përditesimi: 15 Maj, 08:10

Tre mjete janë përplasur në autostradën Fier-Vlorë pranë Panajasë. Një autobot i përfshirë në aksident ka dalë jashtë rrugës dhe është përmbysur.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

A.A/Shqiptarja.com