Përplasi 2 makinat në hyrje të Tiranë, arrestohet 22-vjeçari! I riu riparoi dëmtimet e makinës së tij për të fshehur gjurmët

19 Qershor 2021, 20:53 | Përditesimi i fundit: 2021-06-22 17:56:03

3 mjete janë përplasur në hyrje të kryeqytetit për nga Durrësi, ku njëra prej makinave është kthyer përmbys frikshëm. Fatmirësisht nuk ka të lënduar rëndë, vetëm 2 të plagosur lehtë pa rrezik për jetën. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarje, pamje të cilat tregojnë se drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët kanë qenë me fat. Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtë drejtuesi i një prej mjeteve dhe një pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit", ka njoftuar policia në lidhje me aksidentin.