Aksident masiv në Fier, dëme të mëdha materiale

4 Korrik 2021, 20:08 | Përditesimi: 4 Korrik 2021, 20:08

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Tre automjete janë përfshirë në akisdent, ndërsa Policia njofton se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të mëdah materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit 'Konferenca e Pezes' pranë shkollës së Muzikës, duke shkaktuar kaos në trafik.

LR/Shqiptarja.com