Aksident me të lënduar në rrugën Korçë-Pogradec! 4 persona në spital, ndër to 2 të mitur

10 Shtator 2022, 11:56

Një aksident me 4 të lënduar, ndër to dy të mitur, ka ndodhur sot në rrugën Korçë-Pogradec. Dyshohet se drejtuesi 32-vjeçar i makinës, F.H. ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 4 pasagjerë në mjet, konkretisht shtetaset B. T. dhe I. R., si dhe dy fëmijë të mitur. Aktualisht ndodhen në spitalin e Pogradecit.