Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin, i pret rrugën trajlerit, ndërron jetë 64-vjeçari

28 Shtator 2021, 08:43 | Përditesimi: 28 Shtator 2021, 08:43

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë.  

Sipas policisë mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin H.B., 64 vjeç, banues në Librazhd,  i ka prerë rrugën mjetit tip trajler me drejtues shtetasin A.D., 49 vjeç, banues në Korçë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi H.B.

r.k./Shqiptarja.com